Policia shqiptare ekzekutoi ekstradimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Ibrahim Anxhara (27 vjeç) nga Gjermania, i dënuar për narkotikë; Samoel Terolli (46 vjeç) nga Italia, i dënuar për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve; dhe Genci Balla (51 vjeç) nga Italia, i dënuar për korrupsion pasiv.
Operacioni, pjesë e skemës “The Wanted”, është realizuar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe specialistët e Drejtorisë së Interpolit, dhe vijon për identifikimin dhe ekstradimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


