Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, pas kërkesave të autoriteteve shqiptare për ndjekje penale dhe vuajtje dënimi për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga Italia është ekstraduar A. L., 29 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.
Ndërkohë, nga Gjermania është ekstraduar F. B., 20 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me dy vendime për veprën penale “Vjedhja” – konkretisht me 8 muaj burgim në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!