Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është drejt fundit.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk ka rrezik për luftë në Kosovë.
“Fundi i tij është me rënie të lirë, fundi i tij po shihet nga horizonti dhe problemet janë shumë të grumbulluara, të brendshme, dhe si duket edhe frustrimi, edhe nervoza ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë të tjerëve sa i përket demokracisë.”
“Përmend edhe luftëra, por nuk mund të ketë luftë në Republikën e Kosovës, përveç nëse ndodh ajo Lufta e Tretë Botërore, atëherë do të mund të afektoheshim,” tha Dashevci.
The post Eksperti i sigurisë: Fundi i Vuçiqit po shihet në horizont (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.