Eksperti i financave, Bashkim Mustafa ka folur për fenomenin e fajdeve, duke e cilësuar atë si një aktivitet të paligjshëm që zhvillohet jashtë sistemit bankar dhe që sjell pasoja të rënda për shtetin.
Sipas tij, prania e kësaj dukurie në ditët e sotme është shqetësuese dhe tregon për mangësi në funksionimin e institucioneve përgjegjëse për rendin dhe zbatimin e ligjit.
Ai vlerësoi se përhapja e fajdeve lidhet ngushtë me gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballen familjet, individët dhe bizneset.
“Tregon për menaxhim të dobët të hallkave shtetërore të sigurimit të rendit dhe ligjit. Vjen si rezultat i vështirësive të mëdha të ekonomive familjareve, individëve dhe bizneseve”, u shpreh ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.


