EKSKLUZIVE: Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u privua nga jeta në fshatin Balaj

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt.

Burime të Sinjalit nga Emergjenca në Ferizaj bëjnë me dije se në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si Brahim Ramusa.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.

Gazeta Sinjali do të ju informojë me detaje të reja lidhur me këtë rast tragjik

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/