Një vjedhje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2026 në fshatin Shkabaj të Obiliqit ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit.
Sipas informacioneve, rreth orës 06:00 ishte raportuar një vjedhje në marketin e pompës së derivateve “Shell Petrol”, ku nga arka ishin marrë para të gatshme në vlerë rreth 135 euro.
Pas një pune intensive hetimore nga njësia përkatëse, më 1 mars 2026 është arrestuar i dyshuari Çlirim Ademi (27-vjeçar).
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, pas përfundimit të procedurave dhe njoftimit të Prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


