Një tjetër rast i përdorimit të armës në aheng familjar është regjistruar të dielën në fshatin Greme të Ferizajt, ku një qytetar ka qëlluar me armë zjarri gjatë një dasme, duke rrezikuar sigurinë publike.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se më 25 maj 2025, rreth orës 14:30, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në këtë fshat.
Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe para shtëpisë së të dyshuarit Mehmet Qerimi, rreth 40-vjeçar, kanë vërejtur disa gëzhoja armësh të shkrepura.
Zona është siguruar menjëherë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe ekspertët e forenzikës, të cilët gjatë kontrollit kanë zbuluar një armë gazi të tipit GAP 9 mm, prodhim italian, e cila ishte fshehur në veturën e të dyshuarit. Po ashtu, janë konfiskuar gjashtë gëzhoja të gjetura në afërsi të vendit ku është raportuar gjuajtja.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar Egzon Jakupi, është marrë vendim që rasti të inicohet për dy vepra penale: Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të rastit po vazhdojnë.
Ky rast rikthen në vëmendje rrezikun serioz që paraqet gjuajtja me armë në dasma, një praktikë ende e pranishme nëpër shumë zona të vendit, pavarësisht ndalesave ligjore dhe fushatave vetëdijesuese.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);