Ekskluzive: Suspendohet zyrtari i IT në QKUK, i përfshirë në rastin e shpërthimit të drejtorit

Ekskluzive: Suspendohet zyrtari i IT në QKUK, i përfshirë në rastin e shpërthimit të drejtorit

Zyrtari i IT-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Faton Hajzeraj, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal lidhur me rastin e shpërthimit te ky institucion, e ka pësuar me suspendim.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka mësuar ekskluzivisht se vendimi për këtë masë është marrë për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Uka ka bërë të ditur se në kuadër të këtij vendimi, Hajzeraj do të paguhet 50% nga rroga e tij, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se në muajin prill, në oborrin e QKUK-së ndodhi një shpërthim, ku cak ishte vetura e drejtorit të atëhershëm të këtij institucioni, Osman Hajdari.

Ndërsa lidhur em këtë incident, më 9 shtator, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda e Policisë së Kosovës ka ndaluar 11 persona të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Hajzeraj. /Klankosova.tv

The post Ekskluzive: Suspendohet zyrtari i IT në QKUK, i përfshirë në rastin e shpërthimit të drejtorit appeared first on Klan Kosova.