Friday, February 20, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Shembje dheu në Lubinjë të Epërme – banorët të izoluar,...

Ekskluzive | Shembje dheu në Lubinjë të Epërme – banorët të izoluar, Komuna e Prizrenit hesht, rreziku po rritet

Një shembje masive dheu ka bllokuar një lagje të tërë në fshatin Lubinjë e Epërme, duke lënë banorët të izoluar dhe pa qasje normale në shtëpitë e tyre.

Rruga është bërë plotësisht e pakalueshme prej disa ditësh, ndërsa terreni vazhdon të rrëshqasë, duke shtuar frikën për shembje të tjera dhe rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë, por deri më tani nuk ka asnjë reagim konkret nga Komuna e Prizrenit. As makineri, as ekip teknik, as plan ndërhyrjeje – vetëm heshtje.

“Jemi lënë në mëshirë të fatit”, thonë banorët, të cilët po jetojnë mes pasigurie, frike dhe mungese totale të përkrahjes institucionale.

Ky është një tjetër shembull i papërgjegjësisë së pushtetit lokal ndaj zonave rurale – ku reagimi zakonisht vjen vetëm pasi të ndodhë tragjedia.

Pyetja është e thjeshtë:

A duhet të presim viktima që Komuna të zgjohet?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT