Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Rrahje në trafik në Sekiraqë të Podujevës, përfshihet pjesëtar i...

Ekskluzive | Rrahje në trafik në Sekiraqë të Podujevës, përfshihet pjesëtar i FIT-it

Një incident është shënuar sot në Podujevë, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka eskaluar në përleshje fizike mes një zyrtari policor dhe dy qytetarëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Mehmet Ejupi”, në fshatin Sekiraqë.

Në këtë rast janë përfshirë zyrtari policor i njësisë FIT, si dhe qytetarët H.K. dhe djali i tij E.K..

Sipas informatave, pas një konflikti në trafik, palët kanë kaluar në përleshje fizike, ku të gjithë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Pas incidentit, palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë.

Për rastin janë njoftuar njësia e hetimeve, Njësia për Hetime të Brendshme dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme hetimore.

Rasti është nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT