Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmjen e 5 marsit 2026, rreth orës 20:00, në fshatin Poturoc të Lipjanit, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, viktima Sh. F ka deklaruar se është sulmuar me grushte nga Drilon Sahiti dhe Fisnik Sahiti.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, ndërsa posedon edhe raportet mjekësore që dokumentojnë lëndimet.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


