Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Policia ndalon Mercedesin në Ferizaj, shoferi kapet me drogë –...

Ekskluzive | Policia ndalon Mercedesin në Ferizaj, shoferi kapet me drogë – shoku i tij ishte në kërkim nga Policia

Një kontroll rutinë i Policisë në Ferizaj ka përfunduar me zbulimin e narkotikëve dhe arrestimin e një personi me urdhër arresti aktiv.

Ngjarja ka ndodhur më 1 mars 2026 rreth orës 20:30 në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ku njësitet patrulluese kanë ndaluar për kontroll një veturë Mercedes me ngjyrë të kuqe, me targa 05, në të cilën ndodheshin dy persona.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila dyshohet se ishte në pronësi të Hamdi Shabanit (1985).

Ndërkohë, personi tjetër në veturë, Aron Krasniqi, pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arresti aktiv, me ç’rast ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga njësitet policore.

Rasti është trajtuar nga DHTN-Ferizaj, ndërsa Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit për narkotikë. Pas përfundimit të procedurave, Hamdi Shabani është liruar në procedurë të rregullt.

Si provë materiale është konfiskuar:
– një qese najloni me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 9.30 gram, me vlerë rreth 50 euro.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT