Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Përleshja me thika në Gjilan merr tjetër kthesë, arrestohen edhe...

Ekskluzive | Përleshja me thika në Gjilan merr tjetër kthesë, arrestohen edhe dy të dyshuar – rasti trajtohet si “Vrasje në tentativë”

Rasti i përleshjes së rëndë me mjete të ftohta në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, që ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit 2026 rreth orës 22:40, po zgjerohet me arrestime të reja.

Policia ishte njoftuar për një rrahje në progres, ku disa persona ishin përfshirë duke përdorur edhe thika. Njësitë patrulluese dhe hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur ekipin mjekësor duke trajtuar tre persona të lënduar, ndërsa katër të tjerë nga familja Haziri kishin shkuar më herët në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Sipas të dhënave fillestare, disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë liruar pas trajtimit mjekësor, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime të rënda nga mjetet e ftohta dhe janë transportuar në QKUK në Prishtinë, ku ndodhen nën mbikëqyrje policore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë rajonale dhe forenzika, të cilat kanë bërë sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Në konsultim me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Fillimisht janë ndaluar pesë të dyshuar, ndërsa:

            •           Rigon Bahtjari rreth 19 vjeç

            •           Jakup Kamberi rreth 19 vjeç

            •           Muhammed Haziri rreth 26 vjeç

            •           Uvejs Haziri rreth 24 vjeç

janë ndër personat e dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Në vazhdën e hetimeve, më 01.03.2026 janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e përleshjes. Ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në mbajtje.

Po ashtu, bazuar në provat e siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalimin edhe për dy të dyshuar që aktualisht ndodhen në QKUK duke marrë trajtim mjekësor.

Hetimet lidhur me këtë rast të rëndë janë duke vazhduar dhe nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vijim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT