E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ekskluzive-pamje-nga-aksidenti-ne-qyshk-te-pejes-ku-vdiq-zana-gjevukaj-video-161/EKSKLUZIVE: Pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq Zana Gjevukaj...

https://klankosova.tv/ekskluzive-pamje-nga-aksidenti-ne-qyshk-te-pejes-ku-vdiq-zana-gjevukaj-video-161/EKSKLUZIVE: Pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq Zana Gjevukaj (VIDEO +16) – Klan Kosova

E reja Zana Gjevukaj vdiq pas 34 ditësh qëndrimi në Klinikën Intensive në QKUK, pasi tashmë e ndjera ishte goditur me veturë në Qyshk të Pejës nga një shofer që rezultoi të ishte zyrtar policor.

I dyshuari Argjend Kastrati ndodhet në arrest shtëpiak që nga 1 prilli, dita kur edhe e shkaktoi aksidentin që rezultoi me fatalitet.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga ky aksident i rëndë.

Në pamje, Zana Gjevukaj shihet teksa e kalon rrugën në pjesën e shënjuar me vija të bardha, që është vendkalim për këmbësorë.

Ajo e kalon njërën pjesë të rrugës, teksa ndalon për të pritur kalimin e veturave që të kalojë edhe pjesën tjetër të rrugës.

Pamjet tregojnë se si një veturë ndalon në korsinë e djathtë, si duket për t’i dhënë përparësi kalimi këmbësores, e cila edhe niset ta kalojë rrugën.

Por një veturë tjetër vjen në korsinë e majtë me shpejtësi të madhe, e cila edhe e godet të renë, duke e hedhur në ajër e duke e rrokullisur disa herë, e cila më pas bie për toke.

Familja e Zana Gjevukajt ka dalë me një reagim, ku ka shprehur zhgënjimin e saj me organet e rendit për mënyrën se si po e trajtojnë këtë rast.

Ata thonë se është zhgënjyese se si i dyshuari në këtë rast, zyrtari policor Argjend Kastrati, vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpiak, e jo në paraburgim.

Po ashtu, familja tha se ekspertiza ka vërtetuar se vetura nuk ka frenuar fare në momentin kur e ka goditur Zanën. /Klankosova.tv

The post EKSKLUZIVE: Pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq Zana Gjevukaj (VIDEO +16) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT