Një person është arrestuar në Han të Elezit, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë për kërkim, ndalim, arrestim dhe dërgim në vuajtje të dënimit me burg.
Ngjarja ka ndodhur më 15 mars 2026 rreth orës 12:30, kur policia ka ndaluar Agron Avdullahu rreth 42 vjeç, banues në Prishtinë.
Pas verifikimit në sistemet policore, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas vendimit të gjykatës, dënimi me gjobë në shumën prej 980 euro ishte shndërruar në dënim me burgim prej 46 ditësh, për shkak të mos pagesës së saj.
Pas ndalimit, njësia reaguese policore e ka shoqëruar dhe dërguar Agron Avdullahun në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


