Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Nga loja e shahut në armë dhe përleshje në qendër...

Ekskluzive | Nga loja e shahut në armë dhe përleshje në qendër të Vushtrrisë, dy të moshuar në ndalim 48-orësh

Një përleshje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e 27 shkurtit 2026 në rrugën “Sheshi Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një mosmarrëveshje gjatë lojës së shahut ka eskaluar në përdorim arme dhe dhunë fizike.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 21:30, derisa njësia policore po merrej me disa parkime të parregullta, ka vërejtur dy persona duke u përleshur mes vete. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka konstatuar se i dyshuari Hetem Rama (1953) i kishte drejtuar armën personit tjetër, Vehbi Zeka (1959).

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar nga njësia e hetimeve. Nga i dyshuari i parë është konfiskuar një armë e tipit “Zoraki 9.17 T” (9 mm P.A.K), si dhe një karikator me katër fishekë, që dyshohet se janë me gaz.

Gjatë përleshjes, Hetem Rama ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj Hetem Ramës është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”, ndërsa ndaj Vehbi Zekës për “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas të dhënave fillestare, përleshja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me epilogun e një loje shahu. Rasti është nën hetime.
You sent
Besnik R.
U kthye i dehur në shtëpi dhe shkaktoi dhunë pas një letre krediti, arrestohet 41-vjeçari në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 27 shkurtit 2026 në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 20:30, Xh.Th (1985) dyshohet se është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe është irrituar pasi ka parë një letër të kreditit bankar. Sipas informacioneve, situata ka rrezikuar të eskalojë në konflikt fizik, ndërsa bashkëshortja e tij, N. Th (1980), për të shmangur përshkallëzimin, ka dalë në oborr së bashku me tre fëmijët e tyre – dy vajza dhe një djalë – prej nga kanë njoftuar policinë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe i ka bërë testin e alkoolit të dyshuarit, i cili ka rezultuar me 0.56 promila alkool në gjak.

Në konsultim me Prokuroren kujdestare, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT