Ekskluzivisht në “DPT te Fidani”, kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila tha se si “Alternativa” në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojnë vetëm, pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndonse bëri të ditur se në nivelin qendror nuk do të ndërrojë asgjë lidhur me koalicionin e tanishëm me LVV, Kusari – Lila kur u pyet nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të garonin prapë me LVV, tha se mbetet për t’u parë, transmeton klankosova.tv.
Kusari – Lila tha se do të jenë me disa kandidatë vetëm në disa komuna, si në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë.
“Për mu si kryetare e Alternatives po qe është një sfidë, por e paraqet një mundësi të re për me dal prej fazës ku ti rri në listë në parti të madhe, me pa forcën politike, kapacitetin politik dhe strukturave tuaja, dhe natyrisht edhe mundësinë me shpërnda frymën liberale dhe mendimin, dhe qëndrimet tana në raport mne zhvillimin dhe vizionin tanë që nuk është domodoshmërisht i lidhur me VV”, tha Kusari – Lila.
“LVV e ka vendos këtë për zgjedhjet lokale. Nuk e kemi lajm që e kemi marrë parazgjedhjeve, ky diskutim është pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Domethënë kjo është një temë që nuk është risi për ne, edhe pse mundet me qenë për opinionin publik”, vijoi tutje ajo.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post EKSKLUZIVE: Mimoza Kusari-Lila flet nëse i ndan rrugët me VV-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.