Gazeta Sinjali raportoi më parë për një rast të mbajtjes së paautorizuar të armës që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Landovicë, ku një qytetar është kapur në flagrancë duke qëlluar me armë në oborrin e shtëpisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fitim Gashin, 44 vjeçar, i cili është hasur nga patrulla policore teksa ishte në vendin e ngjarjes për një thirrje tjetër, dhe ka vërejtur të dyshuarin me armë në dorë duke shtënë në ajër.
Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke siguruar vendin, dhe më pas kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga Gashi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e krimteknikës dhe hetuesi kujdestar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të zyrtarëve hetues.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gazeta Sinjali do të qëndrojë pranë zhvillimeve të mëtejshme të këtij rasti që prek sigurinë publike.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);