E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi t’i shtypë policët me furgon...

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi t’i shtypë policët me furgon në Han të Elezit Dërgohet në ndalim për 48 orë, konfiskohet kontrabanda

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një incident të rëndë që ndodhi në zonën kufitare të fshatit Dimcë në Han të Elezit, ku dy persona nuk iu bindën urdhrave të policisë dhe tentuan të përplasin automjetin drejt zyrtarëve kufitarë.

Sinjali mëson se i dyshuari kryesor në këtë rast është Muslim Suma, 25 vjeçar, i cili rreth orës 19:20 është paraqitur në vendin e ngjarjes duke sjellë çelësat rezervë të furgonit të braktisur që ishte përfshirë në rastin e kontrabandës.

Ngjarja kishte ndodhur më herët, rreth orës 18:30, kur dy zyrtarë të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit mbi fshatin Dimcë përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, kanë tentuar të ndalojnë një furgon të kuq me dy persona brenda. Të dyshuarit nuk janë ndalur, por përkundrazi, kanë drejtuar automjetin me shpejtësi në drejtim të zyrtarëve policorë.

Për të shmangur përplasjen, njëri nga policët është detyruar të shtijë me armë zyrtare në drejtim të automjetit. Të dy personat braktisën furgonin dhe u larguan në drejtim të fshatit Bllacë në Maqedoninë e Veriut.

Në vendngjarje kanë dalë njësia reaguese, hetuesit rajonalë, forenzika dhe Inspektorati Policor. Brenda furgonit të braktisur janë gjetur mallra të kontrabanduara, të cilat janë sekuestruar bashkë me automjetin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Muslim Sumës është caktuar ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për dy vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Kontrabandë me mallra”.

Automjeti dhe mallrat ndodhen në Stacionin Policor, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Sinjali do të sjellë detaje të reja për këtë rast që ngre pikëpyetje serioze për aktivitetet kriminale përgjatë kufirit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT