E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi ta vras një person në...

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi ta vras një person në Deçan, emër i njohur për Policinë

I dyshuari që gjuajti me armë zjarri para rreth 1 orë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia.

Nga Policia Rajonale në Pejë e kanë konfirmuar incidentin, ndërsa tashmë janë zbuluar emrat e personave të përfshirë.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tentim vrasje në Deçan, pamje nga vendi i ngjarjes

The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi ta vras një person në Deçan, emër i njohur për Policinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT