Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit për keqpërdorimin në prokurimin publik është Arbër Gashi.
Ai, së bashku me R.Z, u arrestuan mëngjesin e së hënës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.
Pas bastisjeve të kryera në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe një subjekt privat, autoritetet kanë sekuestruar provat e rëndësishme, përfshirë një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme.
Hetimet janë ende në zhvillim, dhe Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar angazhimin e tyre për luftimin e korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme në sektorin publik.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


