Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e tre zyrtarëve policorë që janë suspenduar nga detyra pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj, ku eskorta e tij u godit me vezë nga persona të panjohur.
Burime të sigurta të Sinjalit nga Skenderaj kanë bërë me dije se bëhet fjalë për: Leutrim Prokshi, polic reagues, Stacioni Policor Skenderaj, Nexhat Rama, polic, Stacioni Policor Skenderaj,Musa Hasani, polic, Skenderaj.
Sipas informacioneve të para, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar masën e suspendimit për mosmarrje të veprimit dhe moszbatim të planit operacional për sigurimin e vizitës së Kryeministrit, që ishte paraparë paraprakisht.
Aktualisht ndaj tyre po zhvillohen hetime të brendshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë konkrete të secilit zyrtar të përfshirë në sigurimin e ngjarjes.
Sinjali do të sjellë detaje të reja në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/