Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këta janë të dyshuarit për vjedhjen e rëndë në “GoWash”...

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për vjedhjen e rëndë në “GoWash” në Fushë Kosovë

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur më 22 shkurt në autolarjen “GoWash” në rrugën “Besa-Besë” në Fushë Kosovë.

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se rreth orës 06:13 tre persona kishin depërtuar dhe dëmtuar tre aparate automatike për pagesë dhe aktivizim të autolarjes. Sipas pronarit, në njërin prej aparateve ndodheshin rreth 200 euro para të gatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm në pajisje kap vlerën rreth 10 mijë e 500 euro.

Pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe veprimeve operative, më 26 shkurt janë arrestuar:

                •             E.S. (17-vjeçar) – i mitur

                •             D.R. (17-vjeçar) – i mitur

                •             Valon Marulli (19-vjeçar)

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të miturit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa Valon Marulli është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT