Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e 14 marsit në Tophanë të Prishtinës ka përfunduar me therje me thikë dhe një person të hospitalizuar në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Anton Çeta”, afër lokalit “Extrem Pizza”, ku pas një përplasjeje mes disa personave situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Si pasojë e konfliktit, Egzon Beka (1994) ka mbetur i therur me thikë dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas informacioneve është hospitalizuar për shkak të lëndimeve të marra.
Policia ka identifikuar edhe personat që dyshohen të jenë përfshirë në incident. Si të dyshuar në këtë rast përmenden:
• Arbnora Seferi (22 vjeç)
• E. H (15 vjeç)
Pas incidentit, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, rasti është iniciuar për veprat penale:
• “Lëndim i rëndë trupor”
• “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
• “Sulm”
Hetimet për rastin janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të incidentit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


