Një i ri është ndaluar mesditën e djeshme në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli rutinë policor i është gjetur armë zjarri në veturë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 21.02.2026 rreth orës 12:30, në rrugën “Vicianum”, është ndaluar një automjet i tipit Toyota Land Cruiser, që drejtohej nga Jon Lleshi (23-vjeçar).
Gjatë kontrollit, në dollapin pranë ndërruesit të shpejtësive është gjetur një armë brezi, e cila është sekuestruar si provë materiale.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se arma i përkiste prindit të tij të ndjerë dhe se e kishte marrë me vete pasi do të kryente disa pagesa tek persona fizikë, duke pretenduar se ndihej i rrezikuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti është në procedurë dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


