E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportEKSKLUZIVE: Ka nisur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, për tentim-sulmin ndaj Zhegrovës

EKSKLUZIVE: Ka nisur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, për tentim-sulmin ndaj Zhegrovës

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka bërë të ditur ekskluzivisht për Klan Kosovën, se më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë, për sulmin e tentuar që ishte bërë ndaj lojtarit të Kombëtares Edon Zhegrova.

“Më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë për këtë incident. Enkas për këtë është emëruar inspektori disiplinor i UEFA-s”, u shpreh ai në “Sport Show”.

“Lojtari Zhegrova dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani  ka dhënë një deklaratë. Besojmë që vendimi do të jetë meritor në këtë rast, dhe se do të dënohen”, shtoi Hodaj.

Për të kuptuar më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT