E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ikte nga drejtësia: Bie në pranga Ilaz Syla – kërkohej...

Ekskluzive | Ikte nga drejtësia: Bie në pranga Ilaz Syla – kërkohej për vuajtje të dënimit prej 2 vite e gjysmë burgim

Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar parmbrëmë në fshatin Grabovc të Obiliqit Ilaz (Shaban) Sylën, i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur më 06 dhjetor 2025, rreth orës 21:00, kur njësia policore ka ndalur për kontroll një veturë Dacia Sandero, ngjyrë e bardhë. Gjatë verifikimit të identitetit është konstatuar se Syla, 34 vjeçar, nga Kishnareka e Drenasit, figuron si person i dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim, dënim të cilin nuk e kishte filluar, duke u konsideruar si person në arrati nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor, raporton Sinjali.

Ndërkaq, bëhet e ditur se të njëjtit i është kapur edhe një armë.

Menjëherë pas konstatimit të urdhër-arrestit, njësitë e Stacionit Policor Obiliq e kanë shoqëruar të dënuarin dhe e kanë dërguar në Burgun e Hajvalisë në Prishtinë, ku është pranuar për vuajtjen e dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës.

Rasti është finalizuar si realizim i urdhëresës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT