Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | I mituri arrestohet në Ferizaj – në dhomën e gjumit...

Ekskluzive | I mituri arrestohet në Ferizaj – në dhomën e gjumit i gjenden kokainë, marihuanë “çokollatë”, armë me gaz dhe para të gatshme

Një operacion policor në Ferizaj ka çuar në arrestimin e një të mituri, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë zbuluar sasi të konsiderueshme narkotikësh, armë dhe mjete të tjera që dyshohet se shërbenin për shpërndarje.

Ngjarja ka ndodhur më 23.02.2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Hysen Terpez” në Ferizaj.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, gjatë arrestimit të të miturit L.I., për një rast dhunimi, në banesën e tij ishte hasur substancë e dyshuar narkotike.

Pas daljes në vendngjarje, policia ka kryer kontroll në banesën ku qëndronte i dyshuari, ku në dhomën e gjumit janë gjetur në vende të ndryshme:

– marihuanë

– kokainë

– marihuanë në formë çokollate

– një pistoletë me gaz

– një thikë

– para të gatshme

– peshore digjitale

– letra për mbështjellje të narkotikëve

Në cilësi prove materiale janë sekuestruar:

• 86.7 gram marihuanë

• 4.7 gram kokainë (në tri qese)

• 40.2 gram marihuanë në formë çokollate

• një pistoletë me gaz Kurtulus-Taurus me karikator dhe 6 fishekë

• një peshore digjitale

• 400 euro para cash

• dy telefona (njëri i dëmtuar nga vetë i dyshuari në momentin që ka vërejtur policinë)

• letra për paketim të substancave

Vlera e substancës narkotike vlerësohet rreth 1,500–1,600 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur në Ferizaj, i cili ka autorizuar intervistimin e të miturit dhe ka nxjerrë aktvendim për ndalim 24-orësh. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe nënës së tij, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale:

– Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge

– Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës

Hetimet janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT