Ekskluzive: I dyshuari për vrasjen në Podujevë në arrati, vazhdon bastisja në shtëpia e tij

news image

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Arif Spahiu në Llapashticë, Policia e Kosovës po vijon me hetime intensive për kapjen e të dyshuarit për këtë vrasje.

Sipas burimeve të Sinjalit, bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit Arber Havolli, rreth 32-vjeçar, janë ende në zhvillim, ndërsa njësitet policore po punojnë në mënyrë të koordinuar për lokalizimin dhe ndalimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/