E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ekskluzive-gjykata-dorebute-ndaj-agim-rexhepit-qe-u-kap-me-10-kg-droge-ne-prishtine-e-liron-nga-paraburgimi/Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg...

https://klankosova.tv/ekskluzive-gjykata-dorebute-ndaj-agim-rexhepit-qe-u-kap-me-10-kg-droge-ne-prishtine-e-liron-nga-paraburgimi/Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi – Klan Kosova

I dyshuari për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, Agim Rexhepi, i cili përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit, ka shpëtuar lehtë nga masa e paraburgimit. Ai u lirua pasi ofroi një shumë të madhe dorëzanie, raporton ekskluzivisht Klankosova.tv.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nxjerrë vendim për lirimin e Rexhepit nga paraburgimi, më 13 qershor 2025.

Sipas të njëjtave burime, i njëjti ka ofruar 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar, raporton Klankosova.tv

Kundër këtij aktvendimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë diës së djeshme ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Vendimi nga Apeli akoma nuk është marrë, ndërsa Klankosova.tv është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Agim Rexhepi është emër i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë. Ai ka qenë cak i hetimit të Antidrogës që një kohë, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Vërejtje:
Personi i
 përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

 

Kapja e 10 kg drogë, bastisja po vazhdon në shtëpinë e familjes së Agim Rexhepit në Vranjevc

 

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që është cak i Antidrogës, po i bastiset shtëpia

The post Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT