Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog,...

Ekskluzive | Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se i përket një personi të zhdukur muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në fshatin në Istog të Poshtëm, ku është gjetur një trup i pajetë në një zonë pyjore të njohur si “Pylli i Popit”.

Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin në rajonin e Istogut, trupi është gjetur nga vëllai i një personi që ishte raportuar i zhdukur muaj më parë.

Burimet bëjnë të ditur se trupi nuk duket të jetë i freskët, çka ngrit dyshimet se personi mund të ketë ndërruar jetë javë apo edhe muaj më parë.

Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur procedurat për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Autoritetet pritet që trupin ta dërgojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku përmes ekzaminimeve do të përcaktohet identiteti dhe shkaku i vdekjes.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT