E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Emërohet një tjetër ushtrues detyre i ri në KEK

Ekskluzive: Emërohet një tjetër ushtrues detyre i ri në KEK

Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.

U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.

Kush është Jonuz Saraqi?

Saraqi ka shërbyer më herët si drejtor i Termocentralit “Kosova A”.

Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.

Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.

Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.

Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.

Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.

Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave./Klankosova.tv

Ekskluzive: Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT