Një rast i rëndë dhune ka ndodhur më 10 shkurt 2026 në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, ku një i ri është plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa i dyshuari kishte qenë në arrati për disa ditë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rreth orës 18:00, viktima R. Kosumi (1998) kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte goditur në shpinë me një mjet të mprehtë nga Petrit Kalanica (2004).
Njësiti i hetimeve kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kishte nisur kërkimin për të dyshuarin, por ai nuk ishte hasur as në banesën e tij dhe as në lokacione të tjera, duke qëndruar në arrati.
Rasti ishte iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, me udhëzim të Prokurorit kujdestar.
Sinjali mëson se sot, më 16.02.2026, Petrit Kalanica është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Manastirc.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë në Qendrën e Ndalimit, ndërsa lënda e kompletuar është proceduar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


