Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Dorëzohet në Polici Fazli Ndrecaj, i shumëkërkuari – paraqitet me...

Ekskluzive | Dorëzohet në Polici Fazli Ndrecaj, i shumëkërkuari – paraqitet me avokatin e tij

Fazli Ndrecaj, i cili ishte në kërkim policor dhe konsiderohej si një nga personat më të kërkuar në rajonin e Suharekës, është dorëzuar në statcionin policor në Suharekë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se Ndrecaj është paraqitur në organet e rendit i shoqëruar nga avokati i tij, Blerim Mazreku.

Ndrecaj ishte në arrati dhe dyshohej për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë rastin e madh të narkotikëve në zonën e Maqiteves, për të cilin autoritetet kishin zhvilluar hetime intensive.

I njëjti ishte raportuar më herët se qarkullonte i armatosur dhe kishte kanosur banorë të zonës, duke ngritur shqetësim për sigurinë publike.

Pas dorëzimit, pritet që ndaj tij të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT