Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Del edhe një i dyshuar në tentim-vrasjen në Prizren, në...

Ekskluzive | Del edhe një i dyshuar në tentim-vrasjen në Prizren, në pranga përfundon edhe Fidan Tabaku

Zbardhen detaje te reja nga rasti i “Vrasjes se mbetur ne tentative” ne rrugen “Ali Hadri” ne Prizren, ku si pasoje e shkembimit me arme zjarri mbeti i plagosur Veton Hoxha.

Burime te besueshme bejne te ditur se pas sigurimit te provave shtese dhe analizimit te video-incizimeve, hetuesit kane konstatuar se edhe nje person tjeter, tashme i identifikuar si Fidan Tabaku, rreth 24-vjeçar, dyshohet se ka shkrepur me arme zjarri gjate incidentit.

Per kete arsye, me urdher te Gjykates Themelore ne Prizren, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kryer bastisje ne banesen dhe lokalin e Tabakut, i cili nga “ish-viktimë” tashme eshte rikualifikuar si i dyshuar.

Ndaj tij eshte iniciuar procedura për veprat penale, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe
Posedim i paautorizuar i armëve”

Pas intervistimit ne prezence te avokatit mbrojtes, me vendim te Prokurorit të çështjes, Fidan Tabaku është ndaluar për 48 orë

Në këtë rast vazhdojnë të figurojnë si te dyshuar edhe: Gabrijell Shala, rreth 21-vjeçar, Egzon Reshani, rreth 34-vjeçar, Arlind Hoxha, rreth 31-vjeçar

Hetimet per rastin jane ne vazhdim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT