Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | BMW X6 ndalohet në Pasjak, 30-vjeçari pranon se kishte pistoletë...

Ekskluzive | BMW X6 ndalohet në Pasjak, 30-vjeçari pranon se kishte pistoletë në çantë

Një rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar mbrëmjen e 2 marsit 2026 në fshatin Pasjak të Novobërdës.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 19:30, njësia speciale NJRSH, në një pikë kontrolli përballë “Ferizi Petrol”, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit BMW X6, e drejtuar nga Qendrim Dragobuzhda rreth 30 vjeç.

Gjatë kontrollit, i dyshuari ka deklaruar vetë se në një çantë posedonte një armë zjarri. Nga njësia speciale është sekuestruar një pistoletë e markës “Zoraki”, si dhe një karikator me pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe patrulla policore nga Gjilani si dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, ku rreth orës 20:30 është marrë deklarata e tij me shkrim. Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është lëshuar vërtetim për konfiskim.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT