Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe dhe kapiteni policor Nexhat Gutiq, të cilët u suspenduan dje nga IPK-ja.
Prokurorja nga Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, për Klankosova.tv tha se Prokuroria Themelore në Pejë, pas pranimit të në lidhje me çështjen, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të cilët mund të kenë qenë të inkrimunuar
“Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, dy zyrtarë policorë pas intervistimit si të dyshuar për kryerje të veprave penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar fillimisht për 48 orë”, tha Disha-Haxhosaj për Klankosova.tv.
Tutje, ajo u shpreh se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
“Prokuroria Themelore e Pejës, njëkohësisht do t’i ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore për këtë çështje penale deri në ndriçimin e plotë të saj”, tha ajo.
Këta janë nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
The post Ekskluzive: Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë appeared first on Klan Kosova.