Një rast i rëndë ka ndodhur sot në oborrin e degës së Gjykatës në Suharekë, ku një palë që ka pasur seancë lidhur me një rast, e ka sulmuar brutalisht palën tjetër, raporton Klankosova.tv.
Siç mëson ekskluzivisht Klankosova.tv, i dyshuari ka ikur dhe tashmë po kërkohet nga Policia.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari është emër i njohur për Policine.
Në rastin për të cilin palët kanë pasur sot seancë, i dyshuari për sulm është viktimë. /Klankosova.tv
The post Ekskluzive: Arratiset i dyshuari për sulmin te Gjykata në Suharekë, emër i njohur për Policinë appeared first on Klan Kosova.