E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Antidroga sekuestron rreth 10 kg marihuanë dhe një armë në Çagllavicë...

Ekskluzive: Antidroga sekuestron rreth 10 kg marihuanë dhe një armë në Çagllavicë – bastisja vazhdon

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Njësia për Hetimin e Narkotikëve ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar në Çagllavicë, ku gjatë bastisjes së një shtëpie janë sekuestruar 10 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, si dhe një armë zjarri.

Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se bastisja po zhvillohet në shtëpinë e Agim Rexhepit, një emër i njohur për Policinë, i cili prej kohësh ishte në shënjestër të hetimeve të antidrogës, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas informatave nga terreni, një person është arrestuar, ndërsa operacioni vazhdon, me njësitë policore që po kontrollojnë çdo pjesë të objektit në kërkim të provave të tjera.

Në vendngjarje ndodhen:

                •             Hetuesit e narkotikëve,

                •             Njësia e ndërhyrjes së shpejtë,

                •             ekspertët forenzikë,

të cilët janë duke dokumentuar dhe sekuestruar materialet e dyshuara.

Operacioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa të gjitha veprimet janë në kuadër të hetimeve për krim të organizuar dhe trafikim të drogës.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për këtë aksion që pritet të zgjerohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT