Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është zbuluar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur më 15 mars rreth orës 20:00, në rrugën “Lumi Mirusha”, ku në bankomatin e NLB Bankë SHA janë futur katër kartëmonedha nga 200 euro, të cilat kanë rezultuar të dyshimta për falsifikim.
Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar nga një zyrtar i bankës, i cili ka dhënë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urhëruar inicimin e veprës penale “Falsifikim i parasë”.
Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet janë duke punuar për identifikimin e personit që ka deponuar kartëmonedhat falso, përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe transaksioneve bankare.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


