Ekrem Kastrati i Nismës fiton në raundin e parë në Malishevë

Ekrem Kastrati i Nismës fiton në raundin e parë në Malishevë

Ekrem Kastrati i Nismës fiton në raundin e parë në Malishevë

Malishevë, 13 tetor 2025 – Procesi i numërimit të votave në Komunën e Malishevës ka përfunduar plotësisht dhe rezultatet përfundimtare tregojnë se Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka siguruar fitore bindëse që në raundin e parë.


Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 74 vendvotime të procesuara (100%), rezultati është ky:

Ekrem Kastrati (Nisma Socialdemokrate) – 53,41% (10,907 vota)
Gëzim Krasniqi (PDK) – 18,91% (3,862 vota)
Valon Hoti (LVV) – 15,50% (3,165 vota)
Fatmir Ademaj (LDK) – 7,56% (1,543 vota)
Enver Hoti (AAK) – 2,95% (602 vota)
Valon Krasniqi (GUXO) – 1,39% (284 vota)

Me mbi 53 për qind të votave, Kastrati e siguron mandatin e dytë si kryetar i Malishevës pa nevojën për balotazh.