Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjinoi” i është ndërprerë sot energjia elektrike.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Burim Shala, i cili tha se ky është veprim skandaloz, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm ndaj një ndërmarrjeje publike që shërben për qytetarët.
“Ne nuk jemi kompani prodhuese, nuk kemi punë që varen nga rryma nëpër zyra, por na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë! A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!”.
“Nga 500 punëtorë, vetëm 25 janë në administratë, të gjithë të tjerët janë punëtorë operativë që punojnë çdo ditë në terren, duke mbajtur qytetet e pastra dhe duke iu shërbyer qytetarëve”, shkroi Shala, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Shala këtë veprim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e cilësoi si të pa ditur, teksa kërkoi që kjo gjë të ndalet.
“Nëse sipas tyre është normale të ndalet rryma një ndërmarrjeje publike, atëherë pse të mos ndalet edhe Spitaleve, Qeverisë, Ministrive, Komunave e institucioneve tjera?”
“Kjo është padrejtësi e pastër dhe turp kombëtar! Kërkojmë që kjo padrejtësi të ndalet! Zoti na ndihmoftë si popull!”, shkroi Shala.
The post “Ekoregjionit” i ndërpritet rryma, kryeshefi Shala: Turp kombëtar, veprim i paditur i ZRrE-së appeared first on Klan Kosova.