Ekonomistja Nura: Inflacioni mbetet shqetësues në vend (VIDEO)

Ekonomistja Nura: Inflacioni mbetet shqetësues në vend (VIDEO)

Inflacioni në vend ka arritur në 4.7% gjatë muajit shtator.

Lidhur me këtë, ekonomistja Vjollca Nura ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku tha se situata mbetet ende shqetësuese për qytetarët.

“Kjo vazhdon të jetë shqetësuese dhe do të mbetet e tillë, megjithëse të dhënat tregojnë se inflacioni ka qenë më i ngadalshëm se vitin e kaluar. Por kjo nuk nënkupton lehtësim për qytetarët, të cilët çdo ditë po e ndiejnë barrën e çmimeve të larta”,  tha ekonomistja.

Sipas Nurës,  gjetja e mënyrave për ta ndalur këtë inflacion mbetet një proces kompleks. /Klankosova.tv

The post Ekonomistja Nura: Inflacioni mbetet shqetësues në vend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.