E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizEkonomisti Gërxhaliu: Devolli ka bërë mrekulli, ka dhënë kontribut të pashoq në...

Ekonomisti Gërxhaliu: Devolli ka bërë mrekulli, ka dhënë kontribut të pashoq në Kosovë

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se sektori privat në Kosovë ka bërë shumë më tepër në vend sesa politika.

Gërxhaliu tha se është shqetësuese komunikata dhe euforia e kënaqësisë se janë bllokuar eksportët e prodhimeve Comodita, prodhime “Made in Kosova”, pasi tha se nga përvoja me shumë diplomatë është folur se si mund të arrihet një partneritet me Devolli Corporation.

“Kur e pashë para ca dite një komunikatë dhe atë euforinë e kënaqësisë se janë bllokuar eksportet e prodhimeve në Comodita, prodhime “Made In Kosova”, është diçka që më ka shqetësuar sepse nga përvoja kam mësuar se takime të shumta që kam pasur me diplomatë të ndryshëm, ka qenë se si të mbrohen prodhimet e tyre në tregun e Kosovës, si të gjenden kanale të distribuimit dhe si mund të arrihet një partneritet dhe një profitabilitet dhe në këtë drejtim, Devolli Corporation, e ka bërë këtë pa ndihmën institucionale”.

“Vet fakti që ka depërtuar në tregjet evropiane dhe vet fakti që ka qenë lider në eksportin e të gjitha produkteve në tregun e Shteteve të Bashkuara, vet fakti sa është kontribuues në buxhet dhe sa është duke kontribuar për punësim dhe të ndodhë një dukuri e tillë, është diçka që vret”, tha Gërxhaliu në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Gërxhaliu tha se interesim për bashkëpunim me Devolli Corporation ka pasur që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet evropiane e deri te ato aziatike, teksa kritikoi Qeverinë Kurti se ka tentativa për të shkaktuar varfëri.

“Më kujtohet në të kaluarën kudo ku kam qenë në takime ndërkombëtare, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, shtete evropiane dhe aziatike, vërtetë interesimi i partnerëve ndërkombëtarë për të bashkëpunuar me Devollët ka qenë në nivelet më të larta”.

“Të flitet me aq lehtësi se janë humbur 2 mijë vende të punës, se është dëmtuar eksporti 150-200 milionë euro dhe të ketë një sportivitet në këto deklarata, pa ndërmarrë asnjë masë për ta mbështetur sektorin privat, e sheh që tentativa qeveritare për barazi në varfëri është dominante”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498