Hugo Ekitike përjetoi një mbrëmje të hidhur në përballjen kundër Southampton.
Sulmuesi francez shënoi një gol, por vetëm pak sekonda më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi hoqi fanellën në festim, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot nuk e kurseu kritikën për lojtarin e tij.
“Ishte e panevojshme, po dhe ishte budallallëk, po. E para ishte tashmë e panevojshme, sepse duhet të kontrollosh emocionet e tua. E di sa e vështirë është të luash si sulmues në Ligën Premier, kur mbrojtësit mund të bëjnë pothuajse gjithçka, por nëse e shtyn pak, merr faull kundër teje. Sërish, duhet ta kontrollosh veten”, tha Slot.
Slot kujtoi edhe eksperiencat e tij pas një kartoni të kuq ndaj Evertonit.
“Mendoj se e thashë kur mora kartonin e kuq kundër Evertonit: është gjithmonë budallallëk, sepse emocionet mund t’i shfaqësh në mënyra të tjera. Por nëse kjo të çon te një karton i verdhë ose i kuq, është thjesht budallallëk”.
Trajneri holandez shtoi se edhe nëse bëhet fjalë për një moment madhështor, si gol në finalen e Ligës së Kampionëve, duhet të ketë festë të matur.
“Pastaj i thashë edhe atij: nëse shënon në finalen e Ligës së Kampionëve në minutën e 87-të pasi ke kaluar tre lojtarë dhe e ke dërguar topin në cepin e sipërm, ndoshta mund ta kuptoj. Por jo në këtë rast. Pa dyshim që nuk ishte zgjuarsi, ishte budallallëk”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com