Skuadra e Paris Saint-Germain shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit mbrëmë, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll, Mikel Arteta pas ndeshjes dha një deklaratë interesante, shkruan Indeksonline
Ai tha se skuadra e tij ishte më e mira në fushë dhe e meritoi fitoren.
“Skuadra më e mirë humbi, sipas mendimit tim, sidomos në 160 minuta. S’po e them vetëm unë këtë, por edhe stoli i PSG-së më tha pas ndeshjes”, u shpreh Mikel Arteta
Kujtojmë që Arteta dhe Arsenali kanë mbetur pa asnjë titull këtë sezon edhe pse ishin në garë në katër kompeticione./Indeksonline/