Ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit dhe ish-banorit të Big Brother VIP, Gjesti, do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan, në Pejë.
Lajmi u konfirmua edhe nga ekipi i Gjestit përmes një postimi në Instastory, në faqen zyrtare të këngëtarit, një ditë pasi Eldioni humbi jetën në një aksident trafiku.
“Me zemër të thyer, njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjesti, ish-banori i Big Brother. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë Eldionin me respekt dhe lutje”, shkruhet në njoftim.
Ngjarja ka prekur shumë ndjekës të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe mbështetjen e tyre në rrjetet sociale.