Ekipi i këngëtarit dhe ish-banorit të Big Brother, Gjestit, ka njoftuar për ceremonin e varrimin të vëllait të tij, Eldionit, i cili vdiq ditën e djeshme në një aksident trafiku.
Përmes një postimi në Instastorje në faqen zyrtare të Gjestit, bëhet e ditur se ceremonia e varrimit të vëllait të tij do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.
“Me zemër të thyer, njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjesti, ish-banori i Big Brother. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë Eldionin me respekt dhe lutje”, shkruhet në njoftim.
The post Ekipi i Gjestit del me njoftim për ceremoninë e varrimit të vëllait të tij appeared first on Klan Kosova.