E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeSportEkipi i futsallit i Policisë së Kosovës, shpallet kampion në turneun ‘Copa...

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës, shpallet kampion në turneun ‘Copa Del Mare’ – Indeksonline.net

16:12 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall, ka vazhduar traditën duke u shpallur ekipi fitues i turneut ndërkombëtar në futsall “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Marathon të Greqisë.

Ishte ky turne ndërkombëtar në futsall, ku pjesëmarrëse ishin 51 ekipe nga 21 shtete. Ekipet e futsallit përfaqësonin agjencitë e sigurisë së shteteve pjesëmarrëse.

Ekipi i Policisë së Kosovës, gjatë tri ditëve të turneut, ka zhvilluar tetë ndeshje dhe që të gjitha i ka fituar.

Ekipi ynë zhvilloi lojë me këto ekipe dhe u arritën këto rezultate:

• Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 3:0

• Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 1:0

• Policia e Kosovës – Bogota (Kolumbi) 3:1

• Policia e Kosovës – ACIT (Zvicër) 4:2

• Policia e Kosovës – IPA IAȘI (Rumani) 3:1

• Çerekfinale: Policia e Kosovës – Moldova 0:0 (penallti 7:6)

• Gjysmëfinale: Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 0:0 (penallti 10:9)

• Finalja: Policia e Kosovës – Rumania 3:0.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT