E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeEkipi i FSK-së në Burrel, nis operacioni i kërkimit të punonjësit që...

Ekipi i FSK-së në Burrel, nis operacioni i kërkimit të punonjësit që dyshohet se u mbulua nga dheu

Forca e Sigurisë së Kosovës tha se me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i saj i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut që ka ndodhur atje.

“Dheu ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit”, njofton FSK.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme.

Ndërkaq, pak më herët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka thënë se kanë pezulluar operacionin në këtë zonë për shkak të rrezikut për ekipet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekipi i FSK-së në Burrel, nis operacioni i kërkimit të punonjësit që dyshohet se u mbulua nga dheu appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT